Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ledjo Nuraj e ka cilësuar maskaradë vendimin e KAS, që detyroi KQZ që të regjistronte në zgjedhje grupimin me Enkelejd Alibeajn si kryetar të komanduar.
“Për ne është një maskaradë kjo që ka ndodhur. Absolutisht ne do ndjekim rrugët e ankimit, është absurde. Do ta çojmë për ankimim. Është absurde!”, tha Nuraj.
Dy ditë më parë kryekomisioneri i zgjedhjeve, Iliran Celibashi, vendosi të mos e regjistronte PD-në e vulës për mangësi në dokumentacion.