Përd*unim në shtëpinë e Schumacher: miku i Mick abuzoi me një infermiere

Sot në Nyon, në Zvicër, ka nisur procesi gjyqësor ndaj një personi të afërt me shtatë herë kampionin e botës në Formula 1, Michael Schumacher. Burri, një pilot australian që nuk arriti kurrë në F1, mik i Mick, djalit të Michael, është akuzuar për dhunë seksuale nga një infermiere për ngjarje që datojnë natën e 23 nëntorit 2019 dhe që kanë ndodhur në rezidencën e familjes Schumacher në Gland, në brigjet e liqenit të Gjenevës në Zvicër.

Akuzat
Sipas dosjeve, gruaja, në atë periudhë punonte si pjesë e ekipit mjekësor të familjes Schumacher dhe ishte kujdesur për Michael pas aksidentit të rëndë me ski në Meribel të Francës, më 29 dhjetor 2013. Përdhunimi do të kishte ndodhur në një dhomë gjumi në katin e sipërm të shtëpisë kryesore. Sipas dokumentacionit, atë mbrëmje burri dhe dy kolegë pune të të resë po luanin bilardo në pronën e Schumacher kur ajo iu bashkua lojës.

Pas konsumimit të alkoolit, mes koktejesh dhe vodke, infermierja është ndier keq dhe është shoqëruar në shtrat. Më pas, i pandehuri do të ishte kthyer në dhomë dhe do ta kishte dhunuar dy herë gruan, e cila ishte shumë e dehur.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top