Përdorim i substancave narkotike? Skandali me drogë i vë në pikëpyetje kontratat e Burak Deniz

Aktori i njohur turk, Burak Deniz, është përfshirë në një skandal të madh që ka tronditur industrinë e showbiz-it në Turqi.

Sipas raportimeve të mediave turke, analizat e kryera në Institutin e Mjekësisë Ligjore kanë zbuluar gjurmë të substancave narkotike në organizmin e tij. Aktori është marrë në pyetje në kuadër të një hetimi që përfshin disa figura të njohura publike.

Në mesin e personave të përfshirë në hetim përmenden edhe Sinem Ünsal, Serra Pırınç, Enes Güler, Utku Unsal dhe Simge Sağın, ku janë raportuar nivele të ndryshme të substancave si marihuana dhe kokaina.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe pritet të ketë ndikim të madh në karrierën e aktorit, pasi disa nga kontratat e tij për projekte filmike dhe reklama thuhet se janë vënë në pikëpyetje.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top