Përcaktohet sonte finalisti i parë i Champions: PSG duhet të rikperojë ndaj Dortmund për të shkuar në Wembley

Të përmbysë epërsinë 1-0 të Dortmund. Në Parc des Princes, PSG, që nuk zbriti në fushë këtë fundjavë në Ligue 1, po përgatit misionin e tij duke synuar finalen e Champions League. Luis Enrique është i bindur se skuadra e tij mund të ketë të gjitha mjetet e duhura për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë.

Në Dortmund, në fakt, francezët krijuan disa mundësi, duke goditur edhe shtyllat me Mbappè dhe Hakimi. Do të mungojë Lucas Hernandez, vëllai i Theos, që i është nënshtruar një operacioni në Austri për një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë. PSG ëndërron finalen e saj të dytë të turneut pas asaj që humbi kundër Bayern në gushtin e katër viteve më parë në Da Luz, në Lisbonë, në një stadium bosh për shkak të rregulloreve të rrepta anti-Covid. Orsato do të drejtojë ndeshjen që do të përcaktojë finalistin e parë të Wembley, me një ekip tërësisht italian edhe në VAR.

https://twitter.com/PSG_English/status/1787590174479704220?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1787590174479704220%7Ctwgr%5Ee7ff1ff415896a7349a357292efec612aa6eee0d%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2024%2F05%2F07%2Fpercaktohet-sonte-finalisti-i-pare-i-champions-psg-duhet-te-rikperoje-ndaj-dortmund-per-te-shkuar-ne-wembley%2F

Por kujdes sepse më pak i kuotuari për të fituar turneun, Borussia Dortmund, po kalon një moment forme të jashtëzakonshme. Edhe rezervat e zgjedhura nga Terzic kanë mposhtur Augsburg me rezultatin 5-1. Heroi i ndeshjes së parë, Fullkrug, u mbajt pushim gjatë gjithë ndeshjes nën Murin e Verdhë nga tekniku. Tani për të besuar në këtë sukses do t’ju duhet të rezistojnë në Paris dhe në Gjermani ka nga ata që kanë filluar të ëndërrojnë një finale tërësisht gjermane si në vitin 2013, kur Bayern Munich dhe Borussia Dortmund garuan për Kupën me Veshë të Mëdha në Wembley. Njëmbëdhjetë vjet më vonë, historia mund të përsëritet sërish në Londër.

FORMACIONET E MUNDSHËM
PSG (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Skriniar, Nuno Mendes; Zaire-Emery, Vitinha, Fabian Ruiz; Dembelé, Mbappé, Barcola. Trajner: Luis Henrique.

BORUSSIA DORTMUND (4-2-3-1): Kobel; Ryerson, Hummels, Schlotterbeck, Maatsen; Sabitzer, Emre Can; Sancho, Brandt, Adeyemi; Fullkrug. Trajner: Terzic.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top