FIFA po përgatitet për shortin e Botërorit 2026, i planifikuar më 5 dhjetor. Ekzistonte një dyshim i madh për pozicionimin në vazo të skuadrave që do të dalin fituese nga playoff-et. Diçka aspak e vogël për Italinë, por që nuk ndryshonte asgjë për Shqipërinë e Kosovën, që shpresojnë t’i kalojë ato dhe të kualifikohet më në fund për Kupën e Botës. E pra, vendimi i marrë nuk e bën të buzëqeshë Kombëtaren italiane, e cila, nëse do të kualifikohet për Botëror, rrezikon një grup shumë të vështirë, ashtu si kuqezinjtë e teknikut Sylvinho dhe dardanët e Franko Foda.
Vazot për shortin e Botërorit 2026
Vazo 1: Kanada, Meksikë, Shtetet e Bashkuara, Spanjë, Argjentinë, Francë, Angli, Brazil, Portugali, Holanda, Belgjikë, Gjermani.
Vazo 2: Kroaci, Marok, Kolumbi, Uruguai, Zvicër, Japoni, Senegal, Iran, Kore e Jugut, Ekuador, Austri, Australi.
Vazo 3: Norvegji, Panama, Egjipt, Algjeri, Skoci, Paraguai, Tunizi, Bregu i Fildishtë, Uzbekistan, Katar, Arabi Saudite, Afrikë e Jugut.
Vazo 4: Jordani, Kepi i Gjelbër, Ganë, Curaçao, Haiti, Zelandë e Re, fitueset e playoff-eve Europiane A, B, C dhe D, fituesi i turneut Play-Off të FIFA-s 1, 2.
42/48 ✅@aramco | #FIFAWorldCup pic.twitter.com/HQZoHdXyes
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) November 19, 2025
Shqipëria, nëse kualifikohet, do të jetë në vazon e fundit
Pra, nëse Kombëtarja më në fund do të arrijë të luajë Botërorin, do të përfundojë në çdo rast në vazon e fundit dhe potencialisht mund të bjerë në një grup jashtëzakonisht të komplikuar me një “big” si Spanja, Argjentina ose Franca, por edhe me skuadra si Kroacia ose Maroku, në vazon e dytë, të tretën dhe të katërtën në Botërorin e fundit, dhe Norvegjia, më e forta e atyre të vazos së tretë.
FIFA vendos një risi të madhe për Botërorin 2026
Për herë të parë në histori FIFA ka vendosur që skuadrat më të forta sipas renditjes (pra Spanja dhe Argjentina) të mos takohen deri në finale, e njëjta gjë, përgjysmë, për Francën dhe Anglinë (të 3-tën dhe të 4-tën). Këto katër skuadra mund të përballen vetëm në gjysmëfinale, me kusht që të fitojnë grupin e tyre përkatës. Për më tepër, pavarësisht kërcënimit të presidentit Trump, vendet e zhvillimit të ndeshjeve nuk do të ndryshojnë.
The procedures and pots have been revealed for the Final Draw. #FIFAWorldCup
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) November 25, 2025