Konferenca për shtyp në prag të revanshit shumë të pritur për titullin e peshave të rënda mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk, që zhvillohet të shtunën në mbrëmje në Riad, pati një moment surreale – të paprecedentë – kur dy boksierët u vendosën ballë për ballë për përballjen tradicionale të shikimit, një taktikë për të frikësuar kundërshtarin duke e vështruar në sy. Problemi ishte se as Fury dhe as Usyk nuk pranonin të hiqnin të parët shikimin, duke qëndruar pa lëvizur për plot dhjetë minuta derisa ndërhyri sigurimi për t’i ndarë.
Fury dhe Usyk, një përballje pa fund: asnjëri nuk tërhiqet
Më parë, konferenca kishte nisur me një ngjarje të veçantë, përfshirë muzikë live dhe pjesëmarrjen e disa prej emrave më të njohur të boksit profesionist. Pas kësaj, britaniku dhe ukrainasi (36 vjeç i pari, 37 i dyti) u përballën në skenë, duke treguar diferencën në përmasat fizike të Fury, por edhe krenarinë e Usyk, i cili lufton me një popull të tërë pas vetes. Pavarësisht përpjekjeve të presidentit të WBC, Mauricio Sulaiman, për t’i ndarë, dy boksierët qëndruan ballë për ballë për më shumë se dhjetë minuta, duke tentuar të fitonin epërsinë psikologjike mbi kundërshtarin.
Tyson Fury and Oleksandr Usyk just stared each other down for TEN MINUTES pic.twitter.com/NFUvmBiwFM
— ACD MMA (@acdmma_) December 19, 2024
Videoja bëhet virale dhe rrit pritshmëritë për revanshin
Sigurisht, videoja e përballjes së tyre u bë menjëherë virale, duke ndezur tifozët në rrjetet sociale dhe rritur emocionet përpara ndeshjes, që vlen për titujt WBC, WBA dhe WBO të peshave të rënda (titullari IBF është Daniel Dubois, i cili mposhti Anthony Joshua-n më 21 shtator). Në përballjen e parë mes Fury dhe Usyk në maj të këtij viti, të dy u paraqitën të pamposhtur deri atëherë, por ishte ukrainasi që triumfoi me vendim jo unanime të gjyqtarëve, gjithashtu në Kingdom Arena të Riadit, ku do të zhvillohet edhe revanshi i së shtunës.
Deklaratat kërcënuese të Fury: “Do të ketë shumë dhimbje dhe vuajtje”
Përveç luftës së nervave gjatë përballjes së tyre, konferenca për shtyp pati edhe momentin e pyetjeve. Kur u pyet për mendimin e tij për revanshin, Fury u përgjigj shkurt: “Do të shkaktoj shumë dhimbje. Këtë copë m*t do ta fus në sirtarin e të dëmtuarve”. Ai shtoi: “Nuk kam çfarë të them tjetër, përveçse do të ketë shumë dhimbje dhe vuajtje në këtë përballje që do të shihni. Kaq kam për të thënë”. Sipas një analize nga Inteligjenca Artificiale, këtë herë do të jetë britaniku që do të fitojë ndeshjen, “me pikë ose me një KO teknik drejt fundit të përballjes”.
Oleksandr Usyk and Tyson Fury just refused to break eye contact for over 11 MINUTES and had to be separated
They set the record for the longest face off in boxing history pic.twitter.com/DFcmRMe4AN
— Happy Punch (@HappyPunch) December 19, 2024