Për Shqipërinë tonë…

Nga: Alba Ismalaj

Për Shqipërinë time,tënde dhe të të gjithë Shqipëtarve!

Përsëri edhe 112 vjetori i pavarsisë na gjeti të shpërndarë. Ndjej dhimbje për çdo shqiptar që nuk është sot në Shqipëri për të festuar për Shqipërinë tonë të lirë e të pavarur.

Jam strukur këtu në një qoshe të shtëpisë time të ngrohtë, ashtu siç është shtëpia e çdo shqiptari në të ftohtin e dimrit dhe me nostalgji e krenari shoh sesi ne e kemi kthyer Shqipërinë tonë në një vend kaq të bukur e plot gjallëri. Në një vend ku lulet lulëzojnë së bashku me të qeshurat e fëmijëve që valvisin flamurat nëpër duar, në një vend ku era rroket me flamurin shqiptar dhe e bëjnë shqiponjën të fluturoj e t’i dërgojë copëza lumturie shqipëtarëve anë e mbanë. Ku në çdo rrugë këndohet himni ynë dhe së bashku me të kendojnë zemrat tona duke festuar për Shqipërinë. Për Shqipërinë ku trimat nuk u dorzuan kurrë, ku gratë sakrifikuan jetën e tyre për familjet e ku të rinjtë emigrojnë për të bërtitur në mes të botës për Shqipërinë e të gjithve. Disa largohen për një jetë më të mirë, disa të tjerë për të bërë krenare Shqipërinë e disa të tjerë largohen sepse mendojnë që nuk kanë vend në vendin e tyre. Në fakt është e trishtë të shohësh sesi Shqipëria zbehet nga vendasit, nga njerëzit më të bukur, nga kta njerëz me zemër të madhe dhe shumë të vujatur. Njerëz të cilët edhe pse vuajtën gëzohen duke shijuar Shqipërinë tonë të pavarur. Ndjej dhimbje të madhe kur shoh që jemi aq shumë, por jemi shumë larg. Shqipëria është e jona ne luftuam dhe do vazhdojmë të luftojmë për të, sepse shqipëtarët janë të Shqipërisë tonë. Ne jemi e ardhmja, Shqipëria është e ardhmja. Gëzofsh gjithmonë pavarinë tënde Shqipëri, gjaku shqiptar meriton të jetë i bashkuar! Shqipëri të kemi dhënë besën e jetën, e do të të japim edhe gjakun nëse është nevoja!

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top