Për rinovimin me United, 27 milionë euro në vit, Rashford mohon pretendimet: “Një absurditet total”

Prej disa vitesh, Marcus Rashford është një nga profilet më interesante të skenës ndërkombëtare. Me fanellën e Manchester United, nga viti 2015 e deri më sot, anësori anglez ka grumbulluar 342 paraqitje me 120 gola. E, në sezonin aktual, ka shënuar 27 gola në 40 ndeshje ndërmjet Premier League, F.A. Cup, League Cup dhe Europa League. Në mes, 51 paraqitje dhe 15 gola për kombëtaren angleze. Në orët e fundit, thashethemet kanë qarkulluar në lidhje me pretendimet hipotetike ekonomike të lojtarit me qëllim rinovimin. Zëra, këto, të mohuara kategorikisht nga Rashford.

Në orët e fundit, në Angli, media të ndryshme kishin raportuar shifrat që Marcus Rashford do t’i kishte kërkuar Manchester United. Një kusht për rinovimin e kontratës me klubin me vlerë 24 milionë paund në vit. Praktikisht rreth 27 milionë euro, një rritje e qartë krahasuar me pagën aktuale: 10 milionë paund në sezon deri në vitin 2024.

MOHIMI I RASHFORD
Sot erdhi mohimi i prerë i 25-vjeçarit anglez, i cili në profilin e tij në Tëitter, iu përgjigj ashpër zërave në lidhje me kërkesat e tij të rinovimit: “Ky është absurditet total. Ka respekt të ndërsjellë mes meje dhe klubit dhe gjërat do të qëndrojnë kështu. Thjesht dua ta përfundoj kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të fitoj trofe”.

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top