Lionel Messi është përfshirë sërish në listën e Kombëtares së Argjentinës për sfidat miqësore ndaj Bolivisë, Burkina Fasos dhe Beninit, ku kjo e fundit pritet të shënojë një moment historik për kapitenin.
Përballja ndaj Beninit më 6 tetor, në stadiumin ikonik “Monumental” të Buenos Airesit, është paraparë si ndeshja e tij lamtumirëse para publikut vendës. Në këtë ngjarje festive pritet të jenë të pranishëm kampionët e botës të vitit 2022 së bashku me familjet e tyre.
Presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, Claudio “Chiqui” Tapia, konfirmoi organizimin e veçantë duke deklaruar se ylli argjentinas “do të ketë lamtumirën që meriton” para tifozëve të tij.