Pentagoni jep dritën jeshile për dërgimin e raketave Tomahawk në Ukrainë

Pentagoni i ka dhënë Shtëpisë së Bardhë dritën jeshile për të dërguar raketa “Tomahawk” me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, duke vlerësuar se kjo nuk do të ndikonte në rezervat strategjike të SHBA-ve.

Vendimi përfundimtar, megjithatë, i takon presidentit Donald Trump, sipas tre zyrtarëve amerikanë dhe evropianë me njohuri mbi çështjen.

Sipas rrjetit CNN, vlerësimi i Pentagonit iu paraqit Shtëpisë së Bardhë në fillim të këtij muaji, pak para takimit të Trump me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Uashington.

Zelensky kishte kërkuar furnizimin me raketa për të goditur objektet e naftës dhe energjisë brenda Rusisë, duke rritur kështu aftësinë e sulmit të Ukrainës në territorin rus. “Tomahawk”-ët kanë një rreze veprimi prej rreth 1,600 kilometrash.

Miratimi i Pentagonit ka inkurajuar aleatët evropianë të SHBA-së, të cilët besojnë se nuk ka më arsye për të vonuar dërgimin e raketave.

Dy zyrtarë evropianë thanë se vlerësimi i SHBA-së “eliminon çdo justifikim” për mosdërgimin e tyre.

Vetë Trump kishte deklaruar disa ditë para takimit me Zelensky se SHBA-të kanë “shumë Tomahawk që potencialisht mund t’i jepen Ukrainës”.

Megjithatë, zyrtarët amerikanë pranojnë se mbeten sfida operative, si stërvitja e forcave ukrainase për përdorimin e raketave dhe mënyra e lëshimit praktik i tyre.

Normalisht, “Tomahawk”-ët lëshohen nga anije ose nëndetëse, por marina ukrainase ka pësuar humbje të mëdha.

Kjo do të kërkonte përdorimin e lëshuesve me bazë tokësore, të ngjashëm me ato të zhvilluar nga Marinës dhe Ushtria Amerikane.

Edhe pa lëshues të tillë, zyrtarët evropianë besojnë se Ukraina mund të gjejë zgjidhje teknike.

Njëri prej tyre kujtoi se inxhinierët ukrainas arritën të përshtatnin raketat britanike Storm Shadow për t’u lëshuar nga avionë luftarakë sovjetikë të vjetër, pavarësisht se ato ishin projektuar për avionë modernë të NATO-s.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top