Pensionistët janë mbledhur sërish në protestë para Kryeministrisë.
Gjatë protestës së sotme, pensionistët, kanë kërkuar rritjen e pensioneve si dhe miratimin e një minimumi jetik.
“Pa pension jam unë dhe gruaja. Vij nga Shkodra. Më kanë dënuar siç kanë dënuar priftët. Origjinal kështu më kanë dënuar dhe mua. Ndihem në atë mënyrë si me shkuar në ujë. Nuk mund t’u biem ë më qafë fëmijëve. Këta janë kriminelë”, tha një i moshuar.
Ndërkohë një ish-minator kërkon që qeveria të rishikojë Statusin e Minatorit.
“Kemi dalë këtu për të drejtat tona. Jam minator i Memaliajt dhe sot marr një pension qesharak. Kërkojmë të drejtat tona për rritjen e pensioneve. I bëjmë thirrje qeverisë të shikojë statutin e minatorëve”, tha ai.
Ata gjithashtu kanë kërkuar edhe miratimin e minimumit jetik.