Peleshi për Avokatin e Popullit: Nuk jemi kundër asnjë emri

Kreu i grupit parlamentar socialist Niko Peleshi në nisje të seancës së sotme plenare iu përgjigj demokratës Jorida Tabaku lidhur me Avokatin e Popullit.

Tabaku tha se propozimi i PD ishte për Besim Ndregjonin, për të cilin PS nuk po bën asnjë hap për pranimin e këtij emri. Ndërsa Peleshi u shpreh se PS nuk është kundër asnjë emri.

‘Vetëm sqarim. Siç ju thashë në konferencën e kryetarëve. E kam thënë publikisht jemi të gatshëm skemi kundështim të vijojmë traditën mbi bazën propozimeve tuaja. Të diskutojmë dhe të vendosim nuk jemi kundër asnjë emri. Se kush po pret kë, ju them hapur i kam kërkuar kryetari të grupit të PD të vijojmë me këtë çështje.’

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top