Chelsea i drejtuar nga Maresca e ka nisur me këmbë të mbarë Botërorin për Klube. Në Atlanta, anglezët mposhtën 2-0 Los Angeles FC falë golave të Pedro Neto në minutën e 34’ dhe Enzo Fernandez në minutën e 79’. Në rastin e parë, shkëlqeu Jackson, i cili dha një pasim në thellësi nga mesfusha për portugezin, që hyri në zonë, e nxori nga loja Hollingshead dhe shënoi në shtyllën e parë.
Në golin e dytë, përtej krosimit të Delap, meritat i takojnë tërësisht mesfushorit argjentinas, i cili u fut në zonë, kontrolloi në mënyrë të shkëlqyer dhe mposhti nga afër ish-portierin Lloris. Ish-lojtari tjetër i ndeshjes, Olivier Giroud, u fut në lojë në pjesën e dytë, por nuk pati raste për t’u bërë i rrezikshëm. Kjo, ndryshe nga shoku i tij i sulmit, Bouanga, i cili u ndal dy herë nga portieri Sanchez. Programi i grupit D do të përmbyllet sonte në orën 3 të mëngjesit me sfidën Flamengo–Esperance Tunizi.
Mes të mëdhave europiane të impenjuara në Botërorin e Klubeve është edhe Chelsea, që nuk gaboi debutimin në grupin D e në Atlanta mposhti 2-0 kalifornianët e Los Angeles FC, jo pa ndonjë drithërimë. Trofembajtësit e Conference League e nisën fort e madje pa shkëlquer morën një rezultat të rëndësishëm, duke I dhënë drejtim menjëherë grupit: në ndeshjen tjetër kundër Flamengo mund të hipotekojnë vendin e parë të grupit D.