PE miraton rezolutën: Greqia, probleme me lirinë e shprehjes dhe shtetin ligjor

Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë që ngre shqetësimin mbi betejën e saj kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Rezoluta e miratuar nga Parlamenti Europian me 330 eurodeputetë që votuan pro, 254 kundër dhe 26 abstenime, ishte një goditje e fortë për Athinën zyrtare.

Në këtë çështje përmenden përgjimet, survejimet, hetimet për aksidentin e trenave në Tembi një vit më parë, mbytjen fatale të anijes në Pylos me qindra klandestinë dhe dëbimet e paligjshme të emigrantëve të paligjshëm, lirinë e shtypit dhe “sulmet kundër shoqërisë civile”. Greqia u përpoq të mbrohej me kundërsulm, dhe nëpërmjet zëdhënësit të qeverisë Pavlos Marinakis, tha se kjo është padyshim një tjetër lojë politike në nivel të Parlamentit Evropian me qëllim të ulet prestigji i suksesit të saj në vitet e fundit.

Parlamenti Europian shprehte hapur shqetësimet lidhur me përqendrimin e pushtetit të medias në duart e oligarkëve si dhe mënyrën e shpërndarjes se subvencioneve shtetërore si dhe faktin se ‘Greqia është kërcënim për vlerat e BE’.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top