PDK dhe AAK ‘mësyjnë’ në kryeministrinë e Kosovës: Albin, mos shkel mbi gjakun e të rënëve

Deputetë të PDK-së dhe AAK-së u përplasën sot me rojet e sigurisë para godinës së Qeverisë së Kosovës, pasi tentuan të hynin në objekt. Ata kërkuan që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të shkojë në Kuvend dhe të mundësojë vazhdimin e procesit për konstituimin e institucioneve të reja.

Deputetët thanë se vendi nuk mund të vijojë më në ngërç dhe akuzuan Kurtin se po pengon funksionimin normal të institucioneve. Sipas tyre, qytetarët kanë sakrifikuar shumë për shtetin e Kosovës dhe kjo situatë nuk mund të zvarritet pafund. Rojet e sigurisë i ndaluan deputetët në hyrje të godinës. Në këtë moment pati edhe përplasje verbale.

Deputetja e PDK-së Vlora Çitaku i tha përgjegjësit të sigurisë se, sipas ligjit, asaj i lejohet hyrja në institucionet shtetërore. Protestës së sotme iu bashkuan edhe asamblistë dhe aktivistë nga Shtimja dhe Fushë Kosova. PDK ka zhvilluar prej disa ditësh aksione para Qeverisë, duke kërkuar që të zhbllokohet procesi parlamentar dhe të krijohen institucionet e reja.

Një ditë më parë, PDK dhe AAK kallëzuan penalisht Kurtin dhe qeverinë në detyrë, duke i akuzuar se po marrin vendime në kundërshtim me ligjin.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top