PD thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm Kombëtar më 2 dhjetor

Sali Berisha thërret Kuvendit Kombëtar të PD-së. Mbledhja është caktuar të mbahet më 2 dhjetor, 2023, ora 11.00 në Pallatin e Kongreseve.

Raportohet se gjatë këtij Kuvendi të Jashtëzakonshëm për fatet e PD do të bëhet votëbesimi i kryetarit të partisë.

NJOFTIMI I PD:

Pas konsultimit me forumet, Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 9 tetor 2023, vendosi thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 2 dhjetor, 2023, ora 11.00 në Pallatin e Kongreseve.

Gjatë këtij Kuvendi të Jashtëzakonshëm për fatet e PD, opozitës dhe shoqërisë, në kushtet e një qeverie që ka kapur të gjitha pushtetet, bazuar në statutin e Partisë Demokratike, do të bëhet votëbesimi i kryetarit të partisë.

Në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera që lidhen me zhvillimet e brenshme në parti dhe gjendjen ku e ka futur Shqipërinë politika anti-shoqërore dhe anti-kombëtare e Edi Ramës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top