PD shpall kuvendin e Ripërtritjes, sa do ia dali?

PD ka nisur sot atë që e ka konsideruar si Kuvendi i Ripërtëritjes.Ditët e dundit lideri i saj Berisha ka pasur takime pribate me shumw pjestarë të rij të shoqërisë civile për tu bërë pjesë e partisë së tij. Ende nuk dihen përgjigjet që ka marrë po kjo do ërehet në kuvendin e sotëm ku do të bëjen edhe ndryshime statuore

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, do të paraqesë para Kuvendit 8 ndryshimet statutore, të cilat më tej do të hidhen në votim. Partia pritet të korigjojë të ashtëquajturat primare, pra zgjedhjen e kandidatëve për deputet apo kryetarë bashkie nga anëtarësia. Në statutin e ri, ngrihet një komision në parti që seleksionon propozimet që vijnë, para se të shprehet anëtarësia me votë. Duke pranuar problemet e hershme të listës së anëtarësisë, PD imponon në statut dixhitalizimin e listave dhe përditësimin e tyre çdo dy vjet.

Po ashtu, në Kuvendin e PD-së do të votohet edhe 200 emrat e rinj të Këshillit Kombëtar, një proces votimi që do të kryhet në hollin e Pallatit të Kongreseve, gjatë çeljes së fazës së fjalimeve. Por, ndryshe nga tradita e mëhershme kur lista, atribut i kryetarit, publikohej të paktën 48 orë para mbajtjes së Kuvendit, delegatët ende nuk i kanë në dorë emrat e kandidatëve për Këshillin Kombëtar. Më pas, Këshilli Kombëtar ka detyrën të votojë propozimet e Sali Berishës për ekipin e ri drejtues.

Mbledhja e Kuvendit Kombëtar vjen një javë pas ri zgjedhjes, së Sali Berishës, i cili u rikonfirmua kryetar për një tjetër mandat me 37 mijë e 341 vota.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top