Partia Demokratike ka kërkuar që në kuadër të Mosbindjes civile, të shtunën në orën 12:00 të mbahet një protestë në Shkodër, ngjarje kjo që vjen pas atentatit të ndodhur dy ditë më parë në këtë qytet, ku humbën jetën tre persona dhe një i tre të është plagosur.
Protesta parashikohet të jetë e qetë dhe mes saj synohet përcjellja e mesazhit kundër ngjarjeve kriminale në këtë qytet, për të cilën PD akuzon policinë, se ka lënë të lirë kontigjentët e krimit.