Partia Demokratike prezanton ditën e sotme koalicionin opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se ky koalicion përfaqëson elitën politike të gjithanshme të kombit shqiptar.
Sipas tij ky është koalicioni i transparencës dhe ai që përfaqëson interesat, shtresat, komunitetet e ndryshme të këtij kombi. Berisha shtoi më tej se ky koalicion ka nisur garën elektorale përballë këtij “narkoregjimi”.
Berisha: Ky koalicion përfaqëson jo vetëm shumicën absolute në distancë të qytetarëve shqiptarë, por edhe elitën politike të gjithasnshme të kombit shqiptar. Ky koalicion ka në gjirin e vet burra dhe gra, qëndrestarë të pamposhtur, patritotë dhe ekspertë. Ky koalicion ka mendjen dhe vullnetin, atdhetarinë dhe përkushtimin për të bërë Shqipërinë madhështore. Për të bërë Shqipërinë një vend ku qytetarët e saj të mos ndjejnë dhimbjen e varfërisë. Ky është koalicioni i transparencës, një koalicion që përfaqëson interesat, shtresat, komunitetet e ndryshme të këtij kombi. Ky koalicion i PD me “Aleancën për Shqipërinë Madhështore” është pritur me gëzim dhe interes të madh nga gjithë shqiptarët. Ky koalicion nis garën elektorale përballë këtij narkoregjimi, i lidhur me krimin dhe korrupsion.