PD kërkon të pamundurën, çon në Kolegjin Zgjedhor zgjedhjet në Himarë

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka bërë një padi në Kolegjin Zgjedhor ku kërkojnë pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 4 gushtit në Himarë ku fitues u shpall Vangjel Tavo i PS.

Kjo padi vjen vetëm pak ditë pas vendimit të KAS, që i cilësoi të vlefshme zgjedhjet në Himarë. Përmes këtij ankimi koalicioni opozitar kërkon rrëzimin e vendimit të KAS, qe njohu Tavon si kryetar bashkie.

Më konkretisht të djathtët kërkojnë shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në të gjitha qendrat e votimit dhe rispërsëritjen e tyre. Kolegji zgjedhor është hallka e fundit e shqyrtimit duke dalë me një vendim të formës së prerë që më pas do t’i hapë rrugë betimit të Vangjel Tavos si kryetar bashkie në Himarë.

Kujtojmë se Vangjel Tavo fitoi me më shumë se 1400 vota ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

PD

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top