PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës

Pas mungesës së pandërprerë tre mujore të Erion Veliajt në detyrën e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Partia Demokratike i ka kërkuar zyrtarisht Këshillit Bashkiak shkarkimin e tij, duke u mbështetur në nenet përkatëse të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”.

Kërkesa është dorëzuar këtë të premte, më 9 maj 2025, në Bashkinë e Tiranës, nga kryetari i grupit të këshilltarëve të PD-së, Ilir Alimehmeti, dhe nënkryetarja e grupit, Ilda Zhulali. Dokumenti i është drejtuar kryetares së Këshillit Bashkiak Romina Kuko dhe sekretarit Behar Zeneli, ndërsa janë vënë në dijeni edhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj dhe Prefekti i Tiranës Afrim Qendro.

Në letrën e PD-së kërkohet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Bashkiak më 12 maj, me qëllim shkarkimin e Erion Veliajt, për shkak të mungesës së tij fizike në zyrë për më shumë se tre muaj rresht.

Veliaj ndodhet në burg prej 10 shkurtit 2025, i arrestuar në kuadër të hetimeve të SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me aferat në inceneratorin e Tiranës.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top