Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave është mbledhur ditën e sotme për të shqyrtuar ankimimet në rend ditë të shtyra nga seancat e kaluara, të depoziuara nga PD-ADSHM, e cila kërkoi pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve në të 12 qarqet e vendit.
Por KAS ka shtyrë për të mërkurën në 11 qeshor, shqyrtimi për Qarkun e Shkodrës, ku PD kërkoi pamjet filmike për katër KZAZ. Koalicioni opozitar dyshon për votim të dyfishtë.
Në zgjedhjet e 11 majit, PD-ASHM, ka dalë forcë e parë në qarkun Shkodër, duke siguruar 5 mandate në Kuvend pas përfundimit të procesit të numërimit të votave.