PD-ja duhet shpëtuar nga brenda: Historia ime, kriza e sotme dhe rruga drejt ringritjes

PD-ja duhet shpëtuar nga brenda: Historia ime, kriza e sotme dhe rruga drejt ringritjes

EDITORIAL NGA
FLAMUR BUÇPAPAJ

Partia Demokratike ndodhet në pikën më kritike të historisë së saj. Jo vetëm si forcë politike, por si simbol i një ëndrre kombëtare që nisi me Lëvizjen Studentore të dhjetorit 1990. Sot, ajo ëndërr është e lënduar, e plagosur, e keqpërdorur dhe e deformuar. Dhe unë flas jo si analist, por si një prej atyre që e kam paguar me trup, me sakrificë, me burg, me torturë dhe me përjashtim politik atë ëndërr.

Flas si një nga themeluesit e PD-së, si ish-udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Shkodrës, si i vetmi student i dhjetorit që u arrestua dhe u torturua barbarisht nga falangat komuniste. Tortura që më çoi një muaj në reanimacion, mes jetës dhe vdekjes. Flas sepse dje isha në shesh, ndërsa sot shoh se ai ideal është zëvendësuar nga riciklimi i fytyrave të vjetra, nga infiltrimi i sigurimsave, nga klientelizmi dhe nga një elitë që nuk guxon të shohë as të vërtetën, as terrenin, as popullin.

Flas sepse është koha të mos heshtim më.

PD-ja që ndërtuam nuk ishte ajo që mori pushtetin

Ne hapëm rrugën e lirisë, por në korridoret e pushtetit hynë njerëz që nuk kishin lidhje me sakrificën e dhjetorit. Në vend të studentëve qe u burgosen ne dimtatur
vendosën bashkëpunëtorë të sigurimit. Ata që survejonin Azem Hajdarin, ata që më ndiqnin mua me 30 shikas në ditë, Ata sigurimsa qe u bënë deputetë, drejtues forumi, ministra dhe nënkryetarë. Dhe ky nuk ishte rast, por strategji: një infiltrimi që helmonte çdo gjë që prekte.

Edhe unë vetë e pashë këtë kalbëzim nga afër. Punova me njerëz që kishin survejuar demokratet dhe mua kudo
Bashkim Gazidede, ish pedagog komunist, ishte në krye të nje institucioni qe solli deme një partie që duhej të luftonte komunizmin. Ky absurditet nuk ishte rastësi: Ai u ngrit mbi kurrizin e njerëzve që u kishin rezistuar strukturave të diktaturës. MUA DHE Azem Hajdarit na kishte vene 30 shikas nga pas tè na zinte ne gabim Ndërsa sigurimsat merrnin rroga për dy vite, mua më shënuan “thyerje të rëndë disipline” vetëm sepse guxova të kandidoj i pavarur në një parti tjetër të djathtë, Partia demokristiane e Zef Bushatit…Ku mora 6500 vota të pastra qytetare.

PD-ja nuk mbrojti as njerëzit e saj, as kontributet, as sakrificat. Dhe ky gabim i atëhershëm po i kushton edhe sot.
Sot PD-ja ka humbur autoritetin moral, terrenin politik dhe besimin e popullit

Partia që drejtonte rrugën e lirisë është kthyer në parti që lufton me veten. Ajo ka humbur gjeneralët e saj – njerëzit që i dhanë jetë dhe frymë. Ka humbur intelektualët që dikur frymëzonin opinionin publik. Ka humbur të rinjtë, sepse nuk u hapi kurrë derën. Ka humbur edhe besimin e popullit, sepse nuk ka rikthyer dot moralin politik.

PD sot është një parti e plakur dhe e mbyllur, e ngurtë dhe e ngrirë, që e pret fitoren me të njëjtat fytyra që ka humbur tri palë zgjedhje radhazi. A mund të ringrihet PD me të njëjtën elitë që e çoi në humbje? Historia politike thotë qartë: jo. Asnjë parti në botë nuk ringrihet duke mbajtur pandryshueshëm të njëjtët njerëz, me të njëjtat gabime, me të njëjtin mentalitet që e mbajti jashtë pushtetit për 12 vjet.

Në vitin 2013 paralajmërova se me këtë ekip PD do humbte çdo betejë. Dhe kështu ndodhi. Sot barra e humbjeve është bërë mur që nuk e kalon dot askush.

Kjo parti nuk shpëtohet me nostalgji, por me reformim radikal

PD ka nevojë jo thjesht për ndryshim, por për një transformim të plotë. Për një rikonstruktim nga themelet. Reforma që unë propozoj – reforma që shumica e demokratëve të vërtetë kërkojnë – përfshin disa shtylla të qarta:

Reformim i elitave

Mjaft më me riciklimin e fytyrave të vjetra. Duhet qarkullim brezash, hapje reale ndaj të rinjve, ndaj profesionistëve, ndaj njerëzve që kanë reputacion dhe histori të pastër.

Kthimi i partisë në terren

PD nuk është më në kontakt me bazën. Ka humbur lidhjen me qytetarin real. Duhet rikthyer në rrugë, në lagje, në fshatra, në shkolla, në zyra, aty ku lëviz jeta, jo vetëm në studio televizive.
Hapje ndaj të përndjekurve dhe studentëve të dhjetorit

Është turp që njerëzit që u burgosën për demokraci u përjashtuan nga PD me urdhra të sigurimit të rikthyer. Ata duhet rikthyer në qendër të vendimmarrjes. Ata janë gjaku moral i kësaj partie.
Ristrukturim horizontal dhe vertikal

Duhet një riorganizim indexi, degë pas dege, seksion pas seksioni. Duhet strukturë e re, jo fasadë e vjetër.
Lidership i ri politik

Lideri i ri nuk mund të jetë vazhdim i së shkuarës. Duhet të jetë produkt i terrenit, i garës, i meritës. Duhet të jetë bashkues, jo ndarës.
Aleancë e brezit të ri me brezin që sakrifikoi

As skajet e reja pa etikë, as skajet e vjetra të pashkëputshme nuk e çojnë dot PD-në përpara. Duhet bashkim i kohëve dhe energjive.

Salianji dhe tjerët që kërkojnë reformë nuk duhet sulmuar – por mbështetur

E them troç: PD nuk ka luks të përjashtojë askënd që sjell vota, energji, guxim dhe terren. Salianji provoi se ka kapacitet të tundë burokracinë. Ka dhe të tjerë. Sulmi ndaj tyre është vetëvrasje politike. PD nuk mund të mbijetojë me mentalitetin “largoni ata që na prishin rrethin e vjetër”. Partia duhet të afrojnë, jo të mbyllë portat.

Ata që nxjerr sot PD si “përfaqësues të dhjetorit” nuk përfaqësojnë askënd

Ajeti, Bislimi dhe shumë të tjerë kanë qenë studentë, por jo drejtues. Askush nga drejtuesit e vërtetë të Dhjetorit nuk u thirr. Mua nuk më thirri PD, por ministri Gonxhe. Sot në podiume ngrihen njerëz pa merita, që nuk e kanë paguar çmimin e demokracisë. Kjo është fyerje dhe manipulim historik.

Historia duhet thënë drejt.

PD është në prag shuarjeje – por mund të ringrihet, nëse zgjohet tani

PD ka vetëm një shans të artë, ndoshta shansin e fundit: të reformohet pa kompromis.
Nëse e mban mendjen te e shkuara, humbet të ardhmen.
Nëse ruan të njëjtët njerëz që i kanë humbur zgjedhjet tri herë, do humbasë edhe të katërtën.
Nëse nuk hapet për të rinjtë, për njerëzit e terrenit, për drejtuesit e vërtetë të dhjetorit, PD do mbetet një kujtim i zbehtë në histori.

Partia Demokratike duhet ringritur si shpresë kombëtare, jo si klub nostalgjie
Ky editorial nuk është thirrje për decizion politik, por thirrje për realizëm. Unë kam paguar çmimin e demokracisë. Kam parë burgun, torturën, survejimin, përjashtimin dhe shpifjen. Kam parë se si përfaqësues të sigurimit u futën në partinë tonë dhe i helmuan rrënjët e saj. Por kam parë edhe fuqinë e popullit, fuqinë e studentëve, fuqinë e idealit që ndryshoi Shqipërinë në ’90.

Sot është koha të ringrihet ai ideal – ose PD të humbasë përgjithmonë.
Shqipëria ka nevojë për opozitë të vërtetë.
Ka nevojë për PD-në e parë, jo për modelin e saj të deformuar.
Ka nevojë për guxim, jo për riciklim.
Ka nevojë për vizion, jo për nostalgji.
Ka nevojë për njerëz që kanë sakrifikuar, jo për ata që janë futur nga pas dera.
Dhe ka nevojë për reforma të thella, të menjëhershme, të pakthyeshme.
Nëse PD e kupton këtë, ka shpresë. Nëse jo, historia do e shkruajë qartë: PD u shua sepse refuzoi të reformohej.
Koha eshte per Nacionalizmin e paster te djathte dhe pro shqiptareve kudo qe jane.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top