PD i kërkon Peleshit ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 11 majit: Kuvendi nuk zbaton vendimin e GJK

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, të nisë menjëherë procedurat për ngritjen e Komisionit Hetimor mbi përdorimin e burimeve shtetërore në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Kreu i grupit demokrat, Gazment Bardhi, i është drejtuar Peleshit me një letër zyrtare, duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese që detyron Kuvendin të ngrejë komisionin hetimor. Kushtetuesja shfuqizoi vendimin e mëparshëm të Kuvendit që kishte refuzuar ngritjen e tij.

Sipas PD-së, vendimi ka hyrë në fuqi që në korrik, por Kuvendi ende nuk ka nisur procedurën për zbatimin e tij. Bardhi argumenton se çështja duhej të ishte marrë në shqyrtim brenda 30 ditëve nga Këshilli i Legjislacionit.

“Prej më shumë se dy muajsh jeni duke shkelur nenin 132 të Kushtetutës”, thuhet në letrën drejtuar Peleshit.

Opozita e akuzon kryetarin e Kuvendit për vonesë të pajustifikuar dhe thotë se moszbatimi i vendimit cenon të drejtat kushtetuese të pakicës parlamentare. Gjykata Kushtetuese vendosi më 1 qershor se kërkesa për komisionin mbi përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale plotësonte kriteret kushtetuese dhe se Kuvendi kishte detyrimin ta ngrinte atë. Në fund të letrës, PD kërkon nga Peleshi marrjen e masave të menjëhershme për zbatimin e vendimit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top