PD dërgon shkresë në KQZ, kërkon audit për votën e diasporës në Greqi e Itali

Partia Demokratike i është drejtuar KQZ lidhur me problematikat e konstatuara me votën e diasporës, kryesisht në Greqi. Përmes një shkrese ku renditen problematikat që janë shënuar deri më datë 6 maj, demokratët kërkojnë që të bëhet një audit, duke argumentuar se rrezikohet integriteti i këtij procesi zgjedhor.

PD thotë se shkeljet më të rënda janë regjistruar në Greqi, ku jeton pjesa më e madhe e emigrantëve, por probleme serioze janë verifikuar edhe në Itali, Gjermani, SHBA, Britani dhe vende të tjera të BE. Në shkresë, përmenden shkelje që sipas PD variojnë nga mungesa e transparencës proceduriale, te presioni politik, shpërndarja jo zyrtare e fletëve të votimit, cënimi i fshehtësisë së votës etj.

Sipas PD, shkeljet e konstatuara janë dërgesa të parregullta të zarfeve, dy fletë votimi në një zarf, mungesë udhëzimi për votuesit, presion politik dhe blerje votash, vonesa ose mosdorëzimi i zarfeve, mbledhje e paligjshme e votave.

PD kërkon një audit të menjëhershëm ndërkombëtar të logjistikës së transportit dhe dorëzimit të zarfeve nga Shqipëria në Greqi dhe anasjelltas, kërkon gjithashtu rishikim për pavlefshmëri të çdo vote të dorëzuar me zarf të pavulosur apo të paplotë si edhe hetim penal nga SPAK për blerje votash dhe përfshirje të PS në shpërndarje votash.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top