PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës, paraqet librin “Albanian Files” si provë

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar nisjen e një hetimi penal për disa vepra që, sipas opozitës, lidhen me financimin e koncertit të artistit Kanye Ëest nga fondi rezervë i shtetit.

Në dokument, PD i referohet edhe librit “The Albanian Files-Freedom and Architecture” (“Dosjet shqiptare-Liria dhe Arkitektura”), me redaktore Anneke Abhelakh, si një nga burimet që, sipas saj, lidhet me çështjen objekt të kallëzimit.

Kallëzimi penal është firmosur nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, dhe është depozituar në SPAK ditën e djeshme.

Tashmë i mbetet Prokurorisë së Posaçme të shqyrtojë materialin e depozituar dhe të vendosë nëse do të regjistrojë procedimin penal dhe do të nisë hetimet.

Deri në këtë fazë, bëhet fjalë për pretendime të ngritura nga kallëzuesi, të cilat nuk përbëjnë provë të fajësisë dhe nuk nënkuptojnë përgjegjësi penale për personat e kallëzuar pa një vendimmarrje të organeve të drejtësisë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top