PD denoncon Ramën: Të hetohet se kush i pagoi shpenzimet në New York

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja në një deklaratë për mediat ka kallëuzar penalisht në SPAK Edi Ramën për veprat penale të mos deklarimit të shpenzimeve dhe falsifikim të deklarimeve në ILDKPI.

Kalaja është shprehur se Rama në vitin 2016 në deklarimin në ILDKPI nuk e ka specifikuar dhuratat e tij për ndeshjet e NBA në SHBA. Megjithatë, gjatë fjalës saj, Kalaja shprehet se nuk pret që SPAK do të evidentojë këto kallëzime.

“I kemi kërkuar SPKA verifikimet dhe hetimin e thelluar për takimin e Ramës në New York. Sipas investigimit tonë ato fatura shkojnë deri në 1.5 milionë euro. Sipas kronikave në Top Channel është pretenduar dhe për një ekspozitë të Ramës atje por nuk ka asnjë lajm tjetër pas denoncimit të PD për këtë ekspozitë. Sipas informacioneve tona është hapur kjo ekspozitë dhe në këtë këndvështrim ne i kërkojmë SPAK hetimin se kush e ka paguar këtë ekspozitë pasi ka nj ndarje të qartë mes një aktiviteti të një partie politike dhe një veprimtarie qeveritare.

Rama në vitin 2016 në deklarimin në ILDKPI nuk e ka specifikuar dhuratat e tij për ndeshjet e NBA në SHBA. Rama ka kryer veprën penale të mos deklarimit të shpenzimeve dhe falsifikim të deklarimeve. Nuk kemi ndonjë shpresë të madhe që SPAK do të evidentojë këto vepra penale që kemi kallëzuar”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top