PD: Amendamentet tona morën mbështetjen e eurodeputetëve, por u refuzuan nga PS-ja

Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri–Bashkimi Evropian nuk arriti të miratojë një rezolutë të përbashkët për procesin integrues të Shqipërisë. Arsyeja sipas PD-së, ishte refuzimi nga përfaqësuesit e mazhorancës i më shumë se 30 amendamenteve të paraqitura nga demokratët, amendamente që në thelbin e tyre përmbanin kriteret dhe kërkesat jetike për avancimin e procesit të integrimit evropian.

Mazhoranca votoi kundër propozimeve që synonin intensifikimin e luftës kundër korrupsionit, heqjen dorë nga mbrojtja politike që u ofrohet zyrtarëve të akuzuar për korrupsion, zbatimin e vendimeve të gjykatave, në veçanti të Gjykatës Kushtetuese, si dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit, transparencës dhe llogaridhënies. Këto janë standarde themelore që Bashkimi Evropian i konsideron të domosdoshme për ndërtimin e një shteti të së drejtës dhe për përparimin e procesit të integrimit.

Amendamentet e Partisë Demokratike morën mbështetjen e europarlamentarëve në Komitetin Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri–Bashkimi Evropian, por sipas demokratëve, u refuzuan në mënyrë të përsëritur nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Komitet ritheksuan qëndrimin e tyre të palëkundur për të bërë gjithçka në funksion të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Megjithatë, integrimi nuk mund të ndërtohet mbi propagandë apo deklarata politike, por vetëm mbi reforma reale dhe të prekshme për qytetarët shqiptarë. Lufta pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, respektimi i shtetit të së drejtës, zbatimi i vendimeve të gjykatave dhe rritja e standardeve të jetesës janë kushtet e vetme për ta çuar Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top