Patos/Dyndje për pensionin dhe bonusin e fundvitit,të moshuarit:Duhen shumë sportele

Vetëm një ditë para ndërrimit të viteve, pensionistët e Patosit janë dyndur në sportelet e Postës, për të tërhequr pensionin dhe bonusin e fundvitit. Ata shprehen tepër të indinjuar për fluksin e krijuar në të vetmen pikë të shpërndarjes së pensioneve, teksa theksojnë se është një situatë e përsëritur.

Ata shprehen tepër të indinjuar për fluksin e krijuar në të vetmen pikë të shpërndarjes së pensioneve, teksa theksojnë se është një situatë e përsëritur.

“Kemi dorëzuar kartat e identitetit prej ditësh dhe ende nuk po mundemi të tërheqim lekët”, thonë të moshuarit, ndërsa shprehen njëherazi se pritja për orë të tëra për ta është e pamundur, sepse mezi qëndrojnë në këmbë.

“Mund edhe të mos i marr dot lekët, është shprehur një e moshuar, por unë kam fëmijët në emigracion dhe do më ndihmojnë, por të tjerët si do ia dalin të festojnë?”

Ndërsa një pensionist i ardhur nga Athina pohon se vonesa në tërheqjen e lekëve i ndryshoi tërësisht planet për fundviti.

“Duhen më shumë sportele ka pohuar ai, pasi një situatë e tillë kaotike është e papranueshme dhe vetëm në Shqipëri ndodh”.

Ndërkohë, në sportelet e Postës në Patos tërheqin pensionin jo vetëm pensionistët e qytetit, por edhe të fshatrave, ndërsa sipas tyre gjatë këtyre ditëve Posta nuk ka pasur para në dispozicion.

Përballë kësaj situate ata kanë kërkuar njëzëri jo vetëm shtim të sporteleve , por edhe më shumë pika të tërheqjes së pensioneve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top