Pasuritë e paluajtshme bëhen biznesi më i mirë në Shqipëri, shitjet rriten me 36%

Sektori i shërbimeve në Shqipëri ka mbyllur tremujorin e fundit të vitit 2025 me një ecuri kryesisht pozitive, ku zhvillimi më i vrullshëm është regjistruar në fushën e pasurive të paluajtshme. Ky aktivitet ka dominuar tregun duke shënuar rritje rekord prej 36,4% të indeksit të shitjeve neto në volum, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, një shifër kjo që tejkalon ndjeshëm të gjithë sektorët e tjerë të marrë në vrojtim.

Kjo performancë e lartë e shitjeve në pasuritë e paluajtshme është reflektuar gjithashtu në treguesit e tjerë, ku indeksi i pagave për këtë aktivitet është rritur me 30,0%, ndërsa numri i të punësuarve ka pësuar një rritje prej 4,3%.

Ndërkohë që pasuritë e paluajtshme udhëheqin rritjen, sektorë të tjerë si hotelet dhe baret e restorantet kanë vijuar trendin pozitiv, me rritje respektive prej 12,3% dhe 7,1% në volumin e shitjeve.
Gjithashtu, sektorët e tregtisë të lidhura me turizmin dhe ndërtimin kanë pësuar gjithashtu rritje, të tilla si tregtia dhe aktivitetet e arkitekturës dhe inxhinierisë, të cilat shënuan rritje të indeksit të shitjeve me mbi 8%.

Tregtia online ka ndikuar gjithashtu në rritjen e aktiviteteve postare, të cilat kanë shënuar rritje të indeksit të shitjeve në vlerë me 6%.

Megjithatë, jo të gjithë sektorët kanë ndjekur këtë trajektore. Në të kundërt, aktiviteti i informacionit dhe komunikacionit shënoi një ulje të lehtë prej 1,4% në volum.

Situatë më sfiduese paraqitet në sektorin e administrimit të zyrave dhe mbështetjes administrative, i cili jo vetëm që pati një rritje modeste në shitje, por regjistroi rënien më të madhe në indeksin e pagave me 11,5% dhe një tkurrje të punësimit me 8,6%./ Monitor

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top