Parashikimi i motit: Freskim dhe rënie temperaturash

Do të ketë një tërheqje të kësaj vale si edhe freskim të menjëhershëm të motit. Megjithatë, kthjellimet do të jenë dominante deri pasdite kur priten vranësira nëpër të gjithë territorin e vendit, më të dukshme në zonat veri- verilindore dhe pjesërisht në qendër duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu. Parashikohet që edhe gjatë natës moti të jetë i qëndrueshëm ku kthjellimet do të mbizotërojnë por vranësirat mbeten të pranishme në të gjithë vëndin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat maksimale duke u luhatur nga 17°C deri në 38°C. Era do te fryjë mesatarsisht me shpejtesi 45 km/h nga drejtimi Verior duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova
Dita e enjte sjell tërheqje të valës së nxehtë edhe nga republika e Kosovës ku pritet freskim i ndjeshëm i motit ku temperaturat do të bien me 3 apo 4 gradë. Përsa i përket kushteve atmosferike: kthjellimet do të jenë dominante në pjesën më të madhe të Kosovës por herë pas here priten zhvillim i vranësirave duke gjeneruar rrebeshe afatshkurtra shiu në pjesën më të madhe të Kosovës, më të theksuara në zonat veriore dhe veriperëndimore, nuk do të mungojne edhe momentet e stuhive të erës.

Maqedonia e Veriut
Republika e MV mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët, por temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme për shkak të tërheqjes dhe fundit të valës së nxehtë afrikane. Orët e pasdites, do të sjellin shpeshtim të vranësirave nëpër të gjithë MV, më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore duke rrezikuar shira të izoluar vetëm në zonat kufitare me Shqipërinë. Parametri i erës hera herës paraqitet problematik duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 50 km.

Europa
Ishujt Britanikë si edhe vendet e Europës qendrore janë përfshirë nga një sistem i fuqishëm frontal duke sjellë vranësira, erë të fortë si edhe shira në formë shtrëngatash. Po ashtu, gadishulli Skandinav si edhe Europa lindore do të paraqiten me vranësira konvektive duke gjeneruar rrebeshe shiu ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të dominohet nga mot i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top