Pasi u përfol për përfshirje në skandalin seksual, Hati del në mbështetje të studentëve protestues

Në mesin e protestave që po zhvillohen në Shqipëri, influencerja e njohur Hati ka bërë një reagim publik, duke shprehur mbështetjen e saj për studentët dhe qytetarët që kanë dalë në rrugë.

Menjëherë pas kthimit nga pushimet, ajo ka publikuar një video, përmes së cilës ka njoftuar se është e gatshme të ofrojë edhe ndihmë financiare për protestuesit.

“Njerëz, unë sapo kam ardhur në Shqipëri nga pushimet. Fjalë për fjalë jam futur në shtëpi, është ora 7:00 e pasdites dhe po e bëj këtë video për t’ju treguar që jam me ju”, është shprehur ajo.

Por Hati nuk është mjaftuar vetëm me një mesazh solidariteti.

Influencerja ka deklaruar se është e gatshme të mbulojë financiarisht nevojat e protestuesve dhe studentëve, përfshirë sigurimin e mjeteve të nevojshme për mbrojtjen e tyre gjatë protestave.

“Jam me ju, t’i ndihmoj financiarisht të gjithë protestuesit dhe studentët për të marrë të gjitha mjetet e nevojshme për t’u mbrojtur dhe për të mbështetur protestën. Ju lutem, kontaktoni për çdo nevojë që mund të keni, jam e gatshme të ndihmoj”, ka deklaruar Hati, përcjell Prive by LS.

Reagimi i saj vjen në ditën e pestë të protestave në Shqipëri, të cilat kanë nisur nga pakënaqësitë e studentëve për kushtet në arsim dhe mundësitë e punësimit, ndërsa janë shndërruar në protesta më të gjera kundër qeverisë së Edi Ramës.

Ditët e fundit janë regjistruar edhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa situata në kryeqytetin shqiptar vazhdon të jetë e tensionuar.

Deri tani, Hati ka shprehur publikisht gatishmërinë për ndihmë financiare, por nuk dihet nëse ka nisur tashmë ofrimin e saj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top