Pasi kanë siguruar transferimin e parë, Roma po e mbyll marrëveshjen edhe për Raspadorin

Roma ka mbyllur transferimin e parë i cili është mbrojtësi holandez Devyn Rensch nga Ajaxi.

Mbrojtësi i djathtë ka zbarkuar në kryeqytetin italian ditën e djeshme dhe sot pritet të kompletoj vizitat mjekësore dhe të prezantohet te Roma.

Ndërkohë tani gjiganti italian është hedhur në sulm për ta përforcuar repartin ofensivë, ku objektivi kryesor është Giacomo Raspadori.

Sulmuesi italian pëlqehet edhe nga Juventusi dhe Milani, derisa ka vendosur që të largohet nga Napoli pas dy viteve e gjysmë qëndrim.

Roma dhe Napoli janë në bisedime të avancuara dhe 72 orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për tu finalizuar marrëveshja.

Kryeqytetasit e duan italianin huazim me të drejtë blerje prej 25 milionë eurove, derisa Napoli synon që në marrëveshje blerja të jetë obligative.

Gjithsesi mediat Italian kanë raportuar se marrëveshja duket shumë pranë dhe Raspadori pritet të jetë një lojtar i ri i Romës. /Telegrafi/

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top