Pas zgjedhjeve Brukseli bën thirrje për gjetjen e kompromisit në Kosovë

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, ka theksuar se zgjedhjet kanë krijuar mundësinë për t’i dhënë fund bllokadës politike që ka zgjatur më shumë se një vit.

Në një reagim të saj në rrjetin social “X”, Kallas ka bërë thirrje që liderët politikë të veprojnë me përgjegjësi dhe në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja.

“Kosova, me zgjedhjet e saj demokratike dhe gjithëpërfshirëse, ka hapur rrugën për të lënë pas më shumë se një vit bllokadë politike. Liderët politikë tani duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin sa më të shpejtë të qeverisë”, ka deklaruar ajo.

Edhe komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka kërkuar nga partitë politike në Kosovë që të gjejnë kompromis dhe të bashkëpunojnë për të siguruar stabilitet institucional pas zgjedhjeve.

Kosova shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme pasi Vetëvendosjen  nguli këmbë të ketë president të vetin duke i mohuar vetes mandat solid qeverisës prej 51%, në një kohë kur kishte marrë 487 mijë vota në më 28 dhjetor të 2025, çka përbënte rezultatin më të thellë zgjedhor në historinë e pasluftës.

Në rezultatet e dhëna paraprakisht kjo parti duket se ka humbur mbi 1oo mijë vota dhe nga shtatë deri nëntë mandate deputetësh, ose në përqindje ra nga 49.3 në 42.9%.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top