Pas vilës së ish-gruas, sekuestrohet edhe vila e bashkëjetueses së Arben Ahmetajt

Sekuestrohet me urdhër të SPAK një vilë në Hamallaj. Mesohet se vila e sekuestruar në Hamallaj i përket bashkëjetueses së Arben Ahmetajt, Erjola Hoxha.

SPAK po heton rolin e ish-zv.kryeministrit për inceneratorin e Fierit.

Më 9 mars, Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer kontrolle në shtëpinë e ish- gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt.

Ndërkohe më herët gjatë ditës Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve që po kryen për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetajn, ka vendosur nën sekuestro një vilë, e cila ndodhet në një kompleks rezidencial në Palasë.

SPAK deklaron se vila rezulton në pronësi faktike të ish-gruas së Ahmetajt, por e regjistruar në emër të një zonje tjetër.

Sipas SPAK është një pronë, e cila vërtetohet përmes dokumenteve të tjera se i përket ish-bashkëshortes së Ahmetajt dhe për sa kohë nuk i disponon të ardhurat për blerjen e kësaj prone duhet të sekuestrohet.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top