Pas tetë vjetësh, Brad Pitt dhe Angelina Jolie më në fund arrijnë marrëveshjen e divorcit

Yjet e Hollywood-it, Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë arritur një marrëveshje divorci pas tetë vjetësh, ka thënë avokati i saj për mediet.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga avokati i Pitt kur ata u kontaktuan për koment.

Çifti u martua në vitin 2014 dhe kanë gjashtë fëmijë, shkruan BBC.

Jolie bëri kërkesë për divorc në vitin 2016, duke përmendur “dallimet e papajtueshme”.

Dyshja u përfshi në një betejë të ashpër për kujdestarinë e fëmijëve në muajt pas njoftimit.

Në vitin 2021, një gjykatës u dha kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të dy prindërve.

Çifti njihej si “Brangelina” nga fansat dhe u takuan në xhirimet e filmit të vitit 2005, ” Mr. & Mrs. Smith”.

Martesa ishte e dyta e Pitt – ai ishte martuar më parë me yllin e “Friends”, Jennifer Aniston – dhe e treta e Jolie pas aktorëve Billy Bob Thornton dhe Jonny Lee Miller.

Jolie ka luajtur në “Lara Croft: Tomb Raider”, “Changeling” dhe “Girl, Interrupted” ndërsa filmografia e Z. Pitt përfshin “Fight Club”, “Once Upon a Time in Hollywood” dhe “Twelve Monkeys”.

 

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top