Fatkeqësitë në Turqi nuk njohin fund. Së fundmi, katërmbëdhjetë persona kanë vdekur. Shumë të tjerë janë zhdukur. Kjo pasi përmbytjet vërshuan në rrugët e dy qyteteve në juglindje të vendit. Midis viktimave janë edhe disa të mbijetuar nga tërmeti që kishin jetuar në shtëpi provizore me kontejnerë.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Fatkeqësia e fundit erdhi vetëm pesë javë pas tërmeteve të dyfishta të 6 shkurtit, ku 48,000 njerëz u vranë dhe shumë të tjerë mbetën të pastrehë. Organizata e kërkim-shpëtimit Afad tha se në një periudhë 24-orëshe, kishte rënë mbi 250 mm shi dhe kjo solli përmbytjet.