Pas takimeve në Pogradec, Rama mbledh sot ministrat dhe drejtuesit politikë

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të premte ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe. Takimi nis në orën 17:30 në selinë e PS-së dhe vjen pas takimeve dyditore në Pogradec, si edhe mbledhjes së qeverisë të zhvilluar një ditë më parë.

Në fokus pritet të jenë udhëzimet për drejtuesit politikë, të cilët do të zbresin më pas në zonat e tyre elektorale. Ata pritet t’u prezantojnë strukturave socialiste dokumentet “Besa” dhe “Prania Besnike”. Ndërkohë, protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e 90-të. Protestuesit thonë se do të vijojnë tubimet deri në dorëheqjen e Edi Ramës, të cilën e konsiderojnë kërkesë të panegociueshme.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top