Pas sulmeve me raketa dhe dronë rusë, raportohen dy viktima dhe 19 të plagosur në Ukrainë

Rusia ka ndërmarrë një tjetër sulm masiv me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës. Si pasojë kanë mbetur dy të vdekur dhe 19 të plagosur. Sipas mediave të huaja, 11 nga të plagosurit ndodheshin në Kiev. Forcat ruse përdorën raketa balistike, raketa kruiz dhe dronë për të goditur objektiva në kryeqytet.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se sulmet goditën infrastrukturën civile edhe para se të aktivizohej alarmi ajror. Sipas tij, mbrojtja ajrore arriti të neutralizonte shumicën e objektivave, por jo raketat balistike.Zelensky bëri të ditur se ekipet e shpëtimit janë angazhuar në zonat e goditura dhe u bëri thirrje aleatëve të Ukrainës të përshpejtojnë dërgimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe municioneve, të premtuara gjatë samitit të fundit të NATO-s.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top