Pas spekulimeve për arrestimin e saj në Zvicër, Soni Malaj me veprim të ‘papritur’ në Instagram

Pas spekulimeve për arrestim në njërën prej diskotekave në Zvicër, Soni Malaj ka bërë kohëve të fundit disa postime në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo publikoi dy imazhe në ‘InstaStory’ gjithashtu edhe një video të shkurtër, megjithatë nuk u deklarua lidhur me këtë çështje.

Madje, dy ditë më parë ajo postoi një datë të koncertit të ardhshëm që do të mbajë në Zvicër.

Përveç Sonit, emra të tjerë të industrisë u përfolën të jenë arrestuar në një diskotekë në Zvicër – për arsye të shfrytëzimit të vizave turistike për të kryer punë.

Ngjarja thuhet se ndodhi në një mbrëmje të planifikuar të mbahej në një diskotekë shqiptare në Cyrih, më 13 prill – e organizuar në kuadër të festës së Fitër Bajramit.


Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top