Pas sherrit në kryesi, Bardhi mbledh të hënën deputetët

Ditën e hënë pritet të mblidhet Grupi Parlamentar i PD-së së vulës. Mbledhja është njoftuar nga Gazment Bardhi që tashmë mban detyrën e kreut të këtij grupi, por edhe të Sekretarit të Përgjithshëm të këtij grupimi. Përmes një mesazhi drejtuar demokratëve mësohet se takimi i tyre do të mbahet në orën 13:00.

“Të nderuar kolegë! Nesër, e hënë, ora 13:00 do të zhvillojmë mbledhjen e Grupit Parlamentar, tek salla e grupit në Kryesinë e Kuvendit. Ju faleminderit! Gazment Bardhi” – thuhet në mesazh pa specifikuar më shumë detaje për axhendën e takimit.

Të martën e kësaj jave, kryesia e PD-së vendosi dhe datën e zgjedhjeve për kryetarin e ri, të cilat do të mbahen më 29 korrik. Ajo mbledhje zgjati rreth 9 orë dhe nuk munguan tensionet dhe shantazhet për anëtarët e kryesisë nga një grup që u cilësua pranë ish-kryetarit Lulzim Basha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top