Pas reagimit të Kryeministrit Edi Rama, për ndërtimin e kullës pas TOB, ditën e sotme ka ardhur edhe reagimi i Shkëlzen Berishës.
Në një status në Facebook, ky i fundit shprehet se ‘Ashtu siç dhe pritej vendosi ta hajë me “nder” njëlloj siç ka ngrënë me qindra pazare të tjera 20%-she ndërsa betonizonte Tiranën, gjatë gjithë karrierës së tij 30 vjeçare, për të “mirën” e vendit dhe të popullit!’, shkruan Berisha në Facebook.
Reagimi i plotë
Sepse 20%-shi vlen më shumë se balta!
Ashtu siç dhe pritej vendosi ta hajë me “nder” njëlloj siç ka ngrënë me qindra pazare të tjera 20%-she ndërsa betonizonte Tiranën, gjatë gjithë karrierës së tij 30 vjeçare, për të “mirën” e vendit dhe të popullit!
Kjo për faktin e thjeshtë se, 20%-shi i radhës vlen më shumë se përbaltja e kundërshtarit! Por ne këtë rast nuk e hëngri krejt vetëm por la dhe për derdimenët e tij mediatike që vazhdojnë llomotitjet se fajin për skandalet që firmos Rama e ka …. Shkëlzeni!