Pas publikimit të përgjimeve/ Kryeministrja Meloni shpall ndarjen me gazetarin

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i ka dhënë fund martesës së saj 10-vjeçare me Andrea Giambruno. Lajmin ka dhënë vetë Meloni me një postim në rrjetet sociale. Ajo thotë se prej disa kohësh, ajo dhe partneri i saj kanë marrë drejtime të ndryshme në jetë, ç’ka solli edhe ndarjen e tyre.


“Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati dhjetë vjet, përfundon këtu. E falënderoj për vitet e mrekullueshme që kaluam së bashku, për vështirësitë që kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, që është vajza jonë Ginevra. Rrugët tona kanë kohë që kanë marrë drejtime të ndryshme dhe tashmë ka ardhur koha ta pranojmë atë.

Unë do ta mbroj atë që ishim, do ta mbroj miqësinë tonë dhe do të mbroj me çdo kusht, një vajzë shtatëvjeçare që e do nënën e saj dhe e do babanë e saj, ashtu siç nuk munda të dua unë timin. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë për këtë. PS. Të gjithë ata që shpresonin të më dobësonin duke më goditur në shtëpi, duhet ta dinë se sado që pika shpreson të nxjerrë gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm një pikë ujë”-shkruan kryeministrja italiane Meloni.

Ende nuk dihen arsyet reale të divorcit, por Mediat italiane shkruajnë se ndaja e kryeministres vjen pas kritikave të forta që mediat kanë bërë ndaj bashkëshorti të saj.

Që nga zgjedhja e Melonit kryeministrit, Andrea ka qenë shpesh  në qendër të vëmendjes për komentet e tij. Bashkëshorti i saj drejton emisionin “ditari i Ditës’ në kanalin Rete 4 shpesh është akuzuar për deklarata seksiste dhe komente që kanë dëmtuar imazhin e familjes së kryeministres.

Një ditë më parë, emisioni satirik ‘Strisha La Noticia’ publikoi disa materiale ku bashëkshorti i kryeministres dëgjohej të bënte komente jo etike me një kolege të tij. Nuk dihet nëse ky publik është shkak i ndarjes, por mediat më të mëdha italiane shkruajnë se skandalet e bashkëshorti kanë përshpejtuar procesin e ndarjes.

 

 

Pjesë nga dialogu i vajzës dhe Andrea Giumbrunos:

Bashkëshorti Melonit– Je një grua shumë e zgjuar, po përse s’të kam njohur më përpara? Po ti je e fejuar?

Vajza– Po jam në një marrëdhënie, ta kam thënë që javën e kaluar Andrea

Bashkëshorti i Melonit– Po si quhesh, a jemi njehur ne të dy? O zemër e di që unë edhe **** (vajza me të cilën tradhton Melonin) duam të bëjmë një treshe? E dinë të gjithë, tani e di dhe ti. Por ne po kërkojmë një të tretë për të qenë pjesë e treshes sonë. Edhe katërshe ndoshta…

Por kush është Andrea Giambruno? 

Andrea Giambruno ka lindur më 7 maj 1981 në Milano. Ai është një gazetar, autor dhe prezantues i njohur televiziv (sidomos pas emërimit të ish-partneres së tij tashmë, Giorgia Meloni, kryeministër). Për momentin ai drejton rubrikën e aktualitetit “Tg4 – Diario del giorno” dhe është gjithashtu një nga drejtuesit e Studio Aperto që nga viti 2020, programi i lajmeve Italia 1. Ai u bë gazetar pasi ndoqi shkollën e mesme shkencore Frisi në Monza dhe më pas Universiteti Katolik i Milanos, i diplomuar në Filozofi.

Pas diplomimit u specializua në shkrimin e programeve televizive. Karriera e tij në TV, si gazetar, filloi në Telenova, derisa në vitin 2009 mori një telefonatë nga Gigliola Barbieri, autore e Kalispera, e cila i tha të paraqitej në Mediaset të nesërmen.

Nga atje filloi karriera e tij në Mediset. CV-ja e tij (siç ka shkruar ai vetë në rrjetet sociale) përfshin disa pjesëmarrje në: Quinta Colonna, Matrix, Mattino 5, Stasera Italia. Më pas ai u bë imazh i Tgcom24, dhe më pas drejtues i Studio Aperto. Menjëherë pas zgjedhjes së Giorgia Melonit si kryeministre ai pezulloi aktivitetin e tij, për ta rifilluar një tjetër më të suksesshëm.

Cfarë shkruajnë mediat italiane?

Me kë është inatosur Kryeministrja? Me Mediaset? Me Marina Berlusconin në krye të grupit dhe gjithashtu pikë referimi për Forza Italia?

Do të ketë kohë për të kuptuar. Forza Italia nuk flet, por drejtuesit e partisë kanë bërë të ditur se pas sulmeve të Mediaset nuk fshihet një sulm politik.

Antonio Ricci, spikëri i Striscia ka pasur gjithmonë liri të plotë për programin. A ia vlen të besohet? Komenti i parë politik është nga udhëheqësi i Aksionit, Carlo Calenda:”Unë jam kundërshtar i Giorgia Melonit por sot ajo ka gjithë solidaritetin tim”.

Reagimi i dytë politik është nga Matteo Salvini. “Një përqafim shumë i fortë për Giorgia, me miqësinë dhe mbështetjen time. Përpara, me kokën lart!

Për të kuptuar se cila është e vërteta duhet të presim dhe të shohim lëvizjet e radhës të Melonit. Dhe fjalët e para (nëse do të ketë ndonjëherë) të Marina Berlusconit.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top