Pas prangosjes së drejtorit të ARRSH-së Evis Berberi, arrestohen edhe 2 biznesmenë

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi është arrestuar mbrëmë me urdhër të SPAK-ut. Pas tij, janë firmosur edhe 2 urdhër-arreste me burg për biznesmenët Valter Begaj dhe Ervis Lame. Berberi është arrestuar pasi akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion pasiv. Ai ka qenë deri dje në krye të detyrës, ndërsa në mbrëmje u njoftua dorëheqja e tij. SPAK nisi javët e fundit hetim ndaj Berberit, për çështjen e shitjes së një kompanie në vitin 2018.

Ndërkohë Ervis Lame rezulton të jetë administrator i kompanisë DAAM, kompani supervizimi punimesh, e cila aktualisht është në pronësi 100% të Valter Begajt. Kjo kompani më parë ka qenë në pronësi të Evis Berberit. SPAK dyshon thotë se kemi të bëjmë me një shitje fiktive të kompanisë nga Berberi, pasi ai do të emërohej drejtor i Agjencisë së Eficiencës së Energjisë si dhe koordinator i projektit për punimet që u zhvilluan në Spitalin e Ri Rajonal Memorial në Fier, para se të bëhej drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar në qershor 2021.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top