Pas njoftimit të ndryshimeve në qeveri dhe parti, Rama shkon në Presidencë 22 minuta më parë

Pas ndryshimeve të njoftuara në fund të Kongresit të PS, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Presidencë për t’i dorëzuar lëvizjet e tij në qeveri.

Kryeministri propozoi fillimisht emrin e Elisa Spiropalit si kryetaren e re të Kuvendit dhe Bledi Çuçit si nënkryetar. Më pas Rama tha se Taulant Balla do të largohet nga ministër i Brendshëm për të kaluar në ministrinë e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Ministri i ri i Brendshëm do të jetë Ervin Hoxha.

Niko Peleshi do të mbajë postin e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, ndërsa ministria e Mbrojtjes do të drejtohet nga Pirro Vengu. Ervin Mete është shkarkuar nga posti duke u pasuar nga Petrit Malaj si ministër i ri i Financave.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top