Pas marshimit në rrugët e Tiranës, protestuesit rikthehen para Kryeministrisë

Pas disa orësh marshimi në rrugët e Tiranës, protestuesit janë rikthyer në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke u grumbulluar sërish përpara Kryeministrisë.

Studentët dhe të rinjtë përshkuan disa akse të kryeqytetit, ndërsa gjatë marshimit vijuan thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kundër klasës politike. Mes sloganeve të dëgjuara ishin “Dorëheqje”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Diploma nuk është biletë emigrimi”.

Studentët vijojnë të këmbëngulin se largimi i kryeministrit është kërkesa e tyre kryesore, duke mos iu përgjigjur thirrjeve të qeverisë për dialog. Pas përfundimit të marshimit në kryeqytet, protesta është përqendruar sërish përpara Kryeministrisë, ku tubimi po vijon.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top