Pas kritikave plas “dashuria”, Farris: “Përgëzoj Asllanin, tregoi se është për Inter”

Inter arriti të fitojë ndaj Empolit, në një ndeshje ku mesfushori Kristjan Asllani luajti titullar, duke justifikuar besimin e dhënë, pas kritikave të forta për performancat e dobëta. Kështu u shpreh Massimiliano Farris, zëvendësi i teknikut Inzaghi, i cili ishte në pankinë në ndeshjen e fituar ndaj Empolit në vend të trajnerit të pezulluar. Elozhe për Asllanin dhe natyrisht edhe për kapitenin Lautaro Martinez: “Na u shfaq një Empoli ndryshe nga ai që prisnim. Pastaj u kujdes bomberi ynë për ta zhbllokuar: Lautaro është rikthyer të bëjë atë që di të bëjë më mirë.”

Pas një pjesë të parë të ndërlikuar, zikaltërit e bënë më të lehtë ndeshjen edhe falë asistit të Asllanit për Dumfries nga këndi: “Dua ta përgëzoj Asllanin: ‘San Siro’ është një stadium i vështirë, por ai bëri një ndeshje të nivelit të lartë, edhe pse ndaj Bolonjës nuk luajti keq, pavarësisht disa kritikave – vazhdoi Farris. – Por Asllani tregoi se është i aftë të jetë pjesë e ekipit. Merkatoja? Prioriteti ynë është të rikuperojmë lojtarët për të pasur rotacione të plota.”

Fjalët e fundit të Farris ishin për Taremin, i cili edhe ndaj toskanëve nuk ishte ndër më të mirët: “Në pamje të parë duket sikur i mungon diçka, por më pas e shohim lëvizjen e tij, bujarinë dhe faktin që vrapon shumë. I duhet një gol që të bëjë kthesën, do të ishte bukur ta shihnim në ‘San Siro’, por ai do të na ndihmojë deri në fund.”

LAUTARO: “SFIDA ME NAPOLIN ËSHTË E BUKUR”

MVP i ndeshjes Inter-Empoli, Lautaro Martinez, zhbllokoi sfidën me një gol të shkëlqyer nga distanca: “Ka pak zemërim, vinim nga një barazim me Bolonjën ku humbëm dy pikë – tha Toro për DAZN. – Sot ishte një ndeshje e ndërlikuar, por në pjesën e dytë i dhamë më shumë shpejtësi topit, duke gjetur hapësira dhe gola përmes qarkullimit të shpejtë të topit. Kritikat? Tifozët duhet të na mbështesin, të gjithë shokët e ekipit japin 100% për Interin: këtë e garantoj unë. Jam krenar për ta. Sfida me Napolin do të jetë e bukur, por tani duhet të mendojmë për rrugëtimin tonë”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top