Pas komenteve flirtuese, Megan Fox bllokon Machine Gun Kelly

Megan Fox duket se ka vendosur t’i japë fund çdo ndërveprimi virtual me ish-partnerin e saj, Machine Gun Kelly, duke e bllokuar në Instagram.

Sipas raportimeve, emri i Fox nuk figuron më në listën e personave që ndjek MGK, ndërsa edhe komentet që ai kishte lënë në postimet e saj më herët këtë muaj janë zhdukur.

Më 3 mars, aktorja e  Jennifer’s Body publikoi disa foto provokuese në Instagram, të cilat morën miliona pëlqime. Në seksionin e komenteve, MGK shkroi: “Jam i lumtur që kam numrin tënd”, duke nxitur reagime nga fansat.

Vetëm një javë më vonë, në një tjetër postim të Fox, muzikanti komentoi: “Jam i lumtur që kemi një fëmijë”, referuar vajzës së tyre.

Çifti i njohur i dha fund marrëdhënies së tyre me ulje-ngritje në vitin 2024, ndërkohë që Fox ishte shtatzënë. Vajza e tyre, Saga Blade, lindi në mars të vitit 2025.

Pavarësisht ndarjes, ata janë parë shpesh bashkë në publik me fëmijën e tyre, duke treguar se ruajnë një raport korrekt si prindër. Ndërkohë, MGK më herët ka mohuar zërat për një ribashkim me aktoren, duke kritikuar mediat për spekulime.

Fox ka gjithashtu tre fëmijë nga martesa e saj e mëparshme me Brian A

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top