Pas kandidatëve të 11 Majit, Rama mbledh ministrat në Gjirokastër

 

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledh në një takim këtë fundjave ministrat e kabinetit qeveritar. Mediat bëjnë me dije se mbledhja është parashikuar të mbahet ditën e premte në qytetin e Gjirokastrës.

Ky takim mes kryeministrit dhe ministrave të tij vjen dy javë pas zgjedhjeve të 11 Majit, ku PS fitoi 83 mandate.

Ndërkohë një ditë më parë, Rama mblodhi në Pallatin e Brigadave, kandidatët fitues dhe humbës të zgjedhjeve të 11 majit. Gjatë fjalës së tij, Rama paralajmëroi lëvizje nga radhët e Partisë Socialiste dhe në organin e qeverisë.

“Kemi garantuar drejtësinë, forcuar sigurinë, rritur reputacionin dhe kemi bërë histori me vendin tonë brenda kësaj dekade. Kemi mësuar se për t’i arritur këto suksese, duhet një punë e madhe me veten. Duhet ta nisim nga vetja për të ndarë mendjen si duhet mbi disa gjëra që duhen parë ndryshe, dhe duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe. Duhet që të bëjmë disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri. Na duhet një mirëkuptim i plotë mes nesh dhe me familjen tonë europiane, sepse do ta përdorim fuqinë e mandatit të katërt’, theksoi Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top