Pas humbjes në zgjedhje, Le Pen në hetim nga Prokuroria e Parisit

Zyra e prokurorit të Parisit ka bërë të ditur të martën se ka nisur një hetim lidhur me dyshimet për financim të paligjshëm të kampanjës së lideres së “Tubimit Kombëtar” të së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, për zgjedhjet presidenciale të vitit 2022, të cilat ajo i ka humbur ndaj Emmanuel Macronit.

 

Hetimi i cili ka nisur më 2 korrik pason një raport të vitit 2023 nga Komisioni Kombëtar për Llogaritë e Fushatës dhe Financimin Politik (CNCCFP), i cili shqyrton shpenzimet zgjedhore dhe financimin e kandidatëve, ka bërë të ditur zyra e prokurorit, raporton Reuters.

Në këtë hetim do të shqyrtohen akuzat për përvetësim, falsifikim dhe mashtrim.

Le Pen dhe partia e saj kanë mohuar më parë akuzat në lidhje me financimin e fushatës.

Le Pen do të dalë në gjyq më vonë këtë vit së bashku me 27 të tjerë për keqpërdorim të supozuar të fondeve të Bashkimit Evropian, akuza që partia e Le Pen ka thënë se i kundërshton.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top